Arbëri

Investimet e huaja direkte në Kosovë, në nivelin më të ulët

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se investimet e huaja direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015, citon rtk raportin e BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.