Arbëri

Haradinaj: FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim.

Ky reagim i tij vjen pas deklarimeve të Kurtit se një marrëveshje e presidentit aktual Hashim Thaçi e vitit 2013, sa ishte kryeministër, me KFOR-in e cila e kufizonte veprimet e FSK-së në veri të Kosovës.

Paralajmërohet inicimi i procedurës për shkarkimin e Thaçit

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesorë brenda NATO-s si dhe të parapërgatitjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, më 9 janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij me anë të kësaj letre drejtuar Stoltenbergut zhvleftësohej marrëveshja e Thaçit me KFOR-in.

“Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATO-s që përmes KFOR-it të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale”, ka shkruar ai.

Kurti thotë se marrëveshjen sekrete të Thaçit ia dha një zyrtar i NATO-s

Ai ka theksuar se FSK tani ka mandat të plotë.

“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATO-s/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij marrëdhënia me NATO-n për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

“Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist. Lexoni Ligjet që kemi votuar dhe aty i keni të gjitha përgjigjet. Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgatitja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018”, ka shkruar Haradinaj.

{gallery}