Arbëri

Në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit sot iu kushtua Covid-19

Descriptive Text

Ora e parë mësimore nëpër të gjitha shkollat e Kosovës sot i është kushtuar masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Nxënësit morën informacione lidhur me virusin Covid-19 si dhe u këshilluan se si të mbrohen ndaj tij.

Nëpër çdo shkollë po ashtu janë vënë posterët informues rreth masave parandaluese kundër koronavirusit.

Këto masa janë ndërmarrë me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, kjo ministri i ka udhëzuar drejtoritë komunale të arsimit që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.