Katër personat, të cilët u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës nën dyshimin për terrorizëm, i përkasin organizatës “Syri i popullit”, shkruan sot Koha Ditore.
Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, siç ka mësuar “Koha Ditore”, janë arrestuar pas hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës rreth veprimtarisë së kësaj organizate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria dyshon se të katërtit janë të përfshirë në veprimet dhe në platformën e organizatës, e cila dyshohet se ka përgatitur një listë me persona të ndryshëm, të cilët i ka quajtur “tradhtarë të kombit” dhe të cilët ka planifikuar t`i vrasë.
Si pasojë e kësaj platforme, në muajin mars të këtij viti është bërë atentat ndaj avokatit Azem Vllasi.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.