Arbëri

Tahiri thotë se PDK ka mbrojtur interesat e Kosovës karshi Serbisë

Me dialog Kosova ka arritur të shtrijë sovranitetin në veriun e vendit. Me shuarjen e strukturave paralele thotë ish ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri është arritur kjo qasje.

Ajo theksoi se struktura paramilitare është shuar tërësisht.

“Këto janë vetëm spekulime të pavërteta sepse ne kemi atje policinë e Kosovës e cila e monitoron situatën”, thotë Tahiri e pyetur nëse janë të vërteta deklaratat se këto struktura kanë ndërruar vetëm uniformat.

Tahiri në Rubikon të KTV-së vlerëson se qeveria e Kosovës e veçanërisht PDK-së ka arritur të mbrojë interesat e Kosovës karshi Serbisë.

“Kosova, qeveria e Kosovës dhe veçanërisht PDK, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, ka pasur vija të kuqe të cilat i ka respektuar. Marrëveshjet janë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, kështu që mendoj që kemi mbrojtur mirë interesat e Kosovës”, ka thënë ajo.