Arbëri

Nisma mbush tri vjet

​Partia opozitare, Nisma për Kosovën, sot shënon trevjetorin e themelimit të saj dhe për nder të kësaj date, kjo parti do të mbajë Konventë solemne.

Nisma për Kosovën ua ka uruar të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj këtë datë.

“NISMA për Kosovën shfrytëzon rastin që të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’ju urojmë këtë datë të rëndësishme për ne. Duke ju shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e juaj NISMA sot është faktor i rëndësishëm politik dhe besnikërisht përfaqëson zërin e juaj në parlament dhe në jetën politike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Nismës