Arbëri

Osmani falënderon Xhamajkën për njohjen e Kosovës

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Xhamajkën për njohjen e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka falënderuar kryeministrin e Xhamajkës Andrew Holness, kryetarin e Kuvendit Pearnel Charles si dhe kongresistin Eliot Engel.

“Pa asnjë dyshim një vendim i duhur dhe i drejtë është marrë nga ju. Zoti i bekoftë dy vendet tona”, ka shkruar ajo.