Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eksporti mbulon importin 12.4 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (- 3.1%) në muajin prill 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 220,6 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 227,6 milionë Eurosh në vitin 2016, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eksporti mbulon importin 12.4%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2017 kishte vlerën 31,2 milionë Euro, ndërsa importi 251,8 milionë Euro, ku është një rritje prej 35.5% për eksport dhe 0.5% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 21.7% e përbëjnë produktet minerale; 9.2% e përbëjnë plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.4% e përbëjnë produktet bimore; 3.2% e përbën lëkurë dhe artikuj prej saj etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.9% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8%) e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.1% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,3 milionë Euro, ose rreth 20.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (4.4%), Holanda (2.5%), Bulgaria (2.5%) dhe Austria (2.2%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 108,5 milionë Euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (6.7%), Greqia (4.4%), Polonia (2.4%) etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s, në muajin prill 2017, arritën në 16,6 milionë euro, ose 53.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 70.7%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.7%), Maqedonia (14.4%), Serbia (14.4%) dhe Mali i Zi (5.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2017, arritën në 70,8 milionë euro, ose 28.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.0%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.3%), Shqipëria (6.0%), Maqedonia (5.3%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,2 milionë euro, ose 26.4%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (11.8%) dhe Zvicra (7.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 72,5 milionë euro, ose 28.8%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.9%) dhe Kina (6.5%).