Hoxhaj takon deputetët britanikë, siguron mbështetjen britanike

Hoxhaj takon deputetët britanikë, siguron mbështetjen britanike

14 shkurt 2017 14:09

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim një grup deputetësh të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri ka njoftuar parlamentarët britanikë për progresin e Kosovës dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka treguar ndaj Kosovës.

Hoxhaj dhe deputetët britanikë diskutuan për thellimin e bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, me fokus në planin ekonomik dhe atë arsimor, duke mos lënë anash bashkëpunimin në planin politik.

“Biseduam për një sërë bashkëpunimesh në fusha të ndryshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Bashkëpunimi ekonomik dhe ai në fushën e arsimit, mbeten prioritetet tona kryesore. Po ashtu biseduam për parlamentarizmin, dhe interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe Ballkanin në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetës i rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin e saj. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme