Arbëri

Osmani: S’i dimë detajet e marrëveshjes për hekurudhat, nuk lejojmë që Thaçi të përzihet në dialog

Foto: KP

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo thotë se marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend dhe se nuk mund ta komentojë pa e parë përmbajtjen.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme. Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani thotë se komisionet parlamentare do të mbikëqyrin secilën marrëveshjet të arritur ndërmjet të dyja vendeve.

“Kuvendi ka për detyrë që të mbikëqyr politikën e jashtme. Presim që shumë shpejt komisionet të jenë funksionale dhe të mbikëqyrin secilën marrëveshje dhe veprim që është ndërmarrë në këtë proces”, shton ajo.

E para e Kuvendit, thotë se koalicioni qeverisës VV-LDK, nuk do të lejojë që të presidenti Hashim Thaçi të përzihet në dialogun me Serbinë, ngase sipas saj, Gjykata Kushtuese ka qartësuar se vetëm kryeministri dhe Qeveria mund të negociojnë marrëveshje.

“Nuk do të lejojmë që të ketë me dialog me president rreth hartave. Sa i përket rolit të presidentit, kemi një vendim të gjykatës qe e ka qartësuar atë rol, është vetëm kryeministri dhe qeveria qe sipas vendimit të gjykatës mund të negociojnë marrëveshje. Që nga tre shkurti Kosova ka qeveri me legjitimitet të plotë dhe kjo qeveri duhet të marr përsipër procesin e negociatave jo me Serbinë, por me çdo shtet tjetër. Roli i presidentit është konsultues rolin negociues Qeveria e Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani thotë se sa i përket programit qeverisë ndërmjet dy partnereve janë disa parime themelore që s’do lejohet të negociohet për integritetin territorial për sovranitetin e vendit, s’do lejohet të negociohet për çështje që kanë të bëjnë me karakterin unitar të shtetit me rregullimin shtetëror të brendshëm.