Arbëri

Borisov: Ekziston potencial i papërdorur për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

Takimi është zhvilluar në Munih ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, e ku të pranishëm janë 35 udhëheqës të qeverive.

Kryeministri bullgar përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mes Kosovës e Bullgarisë nuk ka çështje të pazgjidhura dhe se marrëdhëniet dypalëshe janë karakterizuar nga besimi i dyanshëm.

Ai tutje ka shtuar se ekziston potencial i papërdorur për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“E takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e urova për marrjen e postit të kryeministrit. Nuk ka çështje të pazgjidhura me ndjeshmëri politike midis vendeve tona, marrëdhëniet dypalëshe gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë. Ekziston një potencial i papërdorur për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”, ka shkruar ai.