Arbëri

NEW BORN-i këtë vit u dedikohet viktimave të dhunuara e të abuzuara gjatë luftës

Krijuesi i NEW BORN-it, Fisnik Ismaili, ka publikuar pamje se si do të duket këtë vit ky monument.

Në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, NEW BORN-i do t’i dedikohet viktimave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, por gjithashtu, edhe viktimave të dhunuara kudo nëpër botë.

“Po bahen 21 vjet që neglizhohen, s'pranohen prej shoqërisë, përulen e nënçmohen, përderisa çështja e tyne shukatet. Konsiderohet si marre. Injorohet vazhdimisht fakti që mbi 15,000 janë përdhunue gjatë luftës, derisa ato kanë vazhdue me shumë mund me iu kthye jetës normale, me përbuzjen më të madhe që ua kemi dhanë ne, e që hala s'po bahemi zani i tyne sa duhet. Tanë këto vjet, e në veçanti gjatë mandatit të fundit sa isha në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore, ku kam rastisë me u takue me organizatat që mirren me çështjen e viktimave të abuzimeve seksuale gjatë luftës, mllefi e dhembja mu kanë mbledhë e mbledhë, posaçërisht kur e dijsha që as si deputet s'mujsha më shumë se aq sa kisha hapësirë, për me e ndihmue këtë çështje. I çliruem prej politike, i kthyem në profesionin në të cilin zemrën e kam pasë përherë, në këtë vegëz është përshkrimi i dedikimit të NEWBORN 12 për kauzën e viktimave të përdhunueme gjatë luftës, jo veç në Kosovë, por krejt botën”, shkruan Ismaili.

Postim i Ismailit:

Të bahemi zani i tyne.

Never

Ending

Wars

Bring

Oppression,

Rape &

Neglect

“(Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje) Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, përfundon Ismaili.

{gallery}