Arbëri

Çështjet teknike bllokojnë tenderin e KEK-ut

Arsye banale janë shkaqet që e kanë stopuar zhvillimin e tenderit “Furnizim me GPS dhe stacion total”.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka parë të panevojshme që t’u përgjigjet në pyetje rreth një tenderi operatorëve ekonomikë, shkruan sot Koha Ditore.

Mosgatishmëria e tyre për t’u përgjigjur po e vonon procesin e tenderimit.

Një gjë e tillë e ka shtyrë njërin nga operatorët që t’i drejtohen Organit Shqyrtues të Prokurimit me një ankesë, ku kanë kërkuar që KEK-u të përgjigjet në çështjet që u intereson.

Shqyrtimi për këtë çështje ka përfunduar në OSHP të premten dhe për disa ditë pritet rezultati i ankesës. Kërkesa e vetme e kompanisë “DWH Kosova”, e cila është ankuesja e vetme në këtë fazë të tenderit, është që KEK-u t’u sqarojë për procedurat dhe specifikat e tenderit të hapur.

Një gjë të tillë po refuzon ta bëjë ky institucion me arsyetimin se “kompania i di përgjigjet”, andaj nuk e ka të nevojshme që të përgjigjet disa herë. Selim Cacaj, gjeodezist në këtë institucion, ka thënë se këto pyetje e kanë prolonguar këtë tender. Ky proces prokurimi është zvarritur qe disa muaj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.