Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti premton rritje ekonomike mbi 4 për qind

Programi qeverisës i koalicionit LDK-AKR-Alternativa parasheh rritje ekonomike në 4%.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së, bëri të ditur se projeksionet që i kanë tashmë tregojnë për një vlerë të rritjes ekonomike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse FMN ka deklaruar se një gjë e tillë nuk mund të jetë e mundur, Hoti hedh poshtë këtë duke thënë se çdo tre muaj gjatë qeverisjes së kaluar i kanë dëshmuar të kundërtën.

“Projeksionet momentale shkojnë mbi 4%, ju e dini që FMN ka gjithmonë vlerësime kontradiktore, çdo tre muaj i kemi dëshmuar që projeksionet i kanë gabim. Projeksionet që i kemi ne, rritja ekonomike shkon dukshëm deri në 4%, shpresoj të bëjmë proces të shpejt në disa projekte që i kemi si termocentrali”, ka thënë Hoti.

Vonesat në procese Hoti i quan papërgjegjësi të plotë, për çka zotohet se nuk do të ndodhin në qeverisjen e tij.

Kosova e Re sipas Hotit do të përfundojë në muajt e parë të qeverisjes.

“Pres që kjo marrëveshje të përfundojë në muajt e parë të qeverisjes”, ka thënë ai.

Trepçën e Brezovicën i përmend Hoti si dy projekte tjera menjëherë pas termocentralit Kosova e Re.

Hoti premton trefishim të financave për bujqësi. E rritja e pagave do të varet nga rritja ekonomike e vendit.

Kandidati për kryeministër i bllokut LDK-AKR-Alternativa zotohet për zvogëlim të numrit të ministrive.

“Janë disa prej ministrive që lehtësisht mund të integrohen në ministri tjera si ajo e diasporës që lehtësisht mund të integrohet në atë të Jjashtme”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se është çështje ditësh publikimi i programit qeverisës.