Telekomi i Kosovës ka shpëtuar nga kolapsi financiar, si pasojë e vendimit të fundit të arbitrazhit, me të cilin u dënua me 32 milionë euro, raporton KTV.
Drejtori menaxhues i kësaj ndërmarrjeje, Agron Mustafa, dhe drejtuesit e kompanisë ZMobile kanë nënshkruar marrëveshjen, përmes së cilës kjo e fundit heq dorë nga kërkesa për mjetet e fituara në arbitrazh. Mustafa ka thënë se me këtë vendim, përpos shpëtimit të Telekomit nga falimentimi, sigurohet e ardhmja e rreth 3000 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, drejtues të ZMobile kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë interes që të dërgojnë telekomin drejt falimentimit, nga i cili do të dëmtoheshin edhe punëtorët e të dy kompanive.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët janë pajtuar që të nisë menjëherë dhënia e numrave dhe shërbimeve 3 dhe 4G.
Ndërsa, ditëve në vijim, kanë thënë se do të bëjnë publike edhe shumën e mjeteve që Telekomi duhet të paguajë shërbimet e arbitrazhit, të shpenzuara nga ZMobile.