Arbëri

Të premten vranët e borë në Kosovë, të shtunën diell

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten e 7 shkurtit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset kondrinoro-malore do të ketë kushte për reshje të lehta bore.

Për një ditë më pas, të shtunën, parashihet të ketë mot me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.