Arbëri

Konjufca i kërkon ambasadorit austriak ndihmë për ndaljen e fushatës së ç’njohjeve nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të enjten, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, dialogun, liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Siç njofton kumtesa, Konjufca falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen që Austria i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi dhe po ashtu kërkoi prej tij që Vjena zyrtare të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në ndaljen e fushatës së Serbisë për të ashtuquajturën çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për dialogun, ministri Konjufca tha se do të bëhet evaluimi i të gjitha marrëveshjeve të deritashme në dialogun Kosovë – Serbi, dhe se Qeveria e re do të kërkojë koncensus të gjerë dhe pajtueshmëri të spektrit politik për të vazhduar tutje.

austriak nga ana e tij, falënderoi ministrin Konjufca për pritjen miqësore dhe premtoi mbështetjen e gjithëmbarshme të Austrisë për proceset e rëndësishme për popullin e Kosovës, përfshirë edhe votën pro për liberalizimin e vizave.