Arbëri

Ministrja e Drejtësisë Haxhiu viziton qelinë ku vdiq Dehari

Descriptive Text

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar në qelinë A3 ku është gjetur i vdekur Astrit Dehari.

Për vizitën e saj të parë prej marrjes së detyrës, ajo ka zgjedhur të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në shoqëri të Nehat Thaçit, Drejtorit të shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton KTV.

Përveç qelisë ku ishte gjetur Dehari, Haxhiu është interesuar edhe për një prej dyerve në pavijonin A, që e lidh Qendrën e Paraburgimit me stacionin e Policisë.

Haxhiu ka thënë se qëllimisht ka zgjedhur për vizitë të parë këtë qendër paraburgimi, për të përçuar mesazhin se janë të zotuar në zbardhjen e rrethanave në të cilat mbeti i vdekur aktivisti Dehari, në nëntorin e vitit 2016.

{gallery}