Arbëri

Nesër në orën 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Descriptive Text

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për herë të parë nën drejtimin e kryetares së re, Vjosa Osmani.

Mbledhja është paralajmëruar për të enjten në orën 11:00 ndërsa në rend dite janë vetëm dy pika.

“Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare”, dhe “të ndryshme”.

Zgjedhja e Osmanit në krye të të parit të Kuvendit të Kosovës erdhi pas marrëveshjes politike mes LVV-së dhe LDK-së, me ç’rast kreu i deriatëhershëm i Kuvendit, Glauk Konjufca, u emërua në postin e ministrit të Jashtëm.