Sindikata e PTK-së përmes një kumtese ka reaguar ndaj marrëveshjes, sipas saj, të paqartë midis PTK-së dhe Z Mobile, transmeton Koha.net.
Komunikata thotë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç jeni te informuar rreth arritjes se një marrëveshje ndërmjet PTK,se dhe kompanisë virtuale Z Mobile për heqje dorë nga 32 milion euro te vendosura nga gjykata e arbitrazhit, qëndrimi i FSP-PTK, se është i ditur prej momentit kur ka filluar ky proces. Ne kemi qenë vazhdimisht kundër pagesës se një shume të tillë për kompaninë virtuale.
FSP-PTK dhe as kryetari i saj, Lamih Balaj nuk kanë dhënë deklaratë të mëhershme rreth kësaj marrëveshje dhe njëherësh nuk ka qenë dhe ende nuk është e njoftuar për detajet e kësaj marrëveshje të arritur sot.
Ne do ta përcjellim çdo veprim i cili del nga kjo marrëveshje dhe do të jemi, ashtu siç kemi qenë, se organet e pavarura të shtetit duhet ta japin fjalën e tyre përfundimtare.
Ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të kompanisë dhe interesit të punëtorëve, thuhet në fund të komunikatës së kësaj sindikate.