Arbëri

Këta janë 12 ministrat e Qeverisë Kurti

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Janë mësuar shumica e emrave të ministrave të qeverisë Kurti, e cila pritet të votohet të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Sot kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke treguar se nga 12 ministri sa ishin marrë vesh fillimisht, qeveria e re do të ketë 15 ministri.

Nga 15 ministri, dy partitë do të kenë nga gjashtë, ndërsa tri do t’u takojnë minoriteteve. Albin Kurti do të jetë kryeministër, ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së. LDK-ja do të udhëheqë Kuvendin me Vjosa Osmanin si kryeparlamentare.

Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Bujqësisë, të Arsimit, MKRS-në dhe atë të Mbrojtjes.

KTV-ja ka mësuar se këta janë 12 emrat që pritet të votohen të hënën për ministra:

VV:

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

LDK:

Ministria e Punëve të Brendshme – Agim Veliu

Ministria e Infrastrukturës – Lumir Abdixhiku

Ministria e Bujqësisë – Besian Mustafa

Ministria e Arsimit – Hykmete Bajrami

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi

Ministria e Mbrojtjes – Anton Quni

Ende s’dihet kush do të jenë ministrat nga radhët e minoriteteve.