Arbëri

Haradinaj, krenar me bashkëluftëtarët e tij dëshmorë

Descriptive Text

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vënë kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve të Batalionit të tretë të Zonës Operative të Dukagjinit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me bashkëluftëtarë e tij, tash dëshmorë të kombit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot, më shumë se kurrë, ndihem krenar me bashkëluftëtarët e mi, dëshmorë të Batalionit të tretë të ZOD.

Përpjekjet për t’i shpëtuar të plagosurit në majin e vitit ‘99, na kushtoi me shumë dëshmorë, që sot u skaliten në bronz në vendlindjet e tyre.