Tërmet në Tiranë

Tërmet në Tiranë

24 maj 2017 12:52

Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 është ndierë 30 minuta pas mesditës së kësaj të mërkure në Shqipëri, kryesisht në Bulqizë dhe kryeqytetin Tiranë, e shoqëruar më pas nga një tjetër lëkundje me magnitudë 2.8.

Lëkundjasizmike raportohet të ketë pasur thellësi 10 km, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 9 km larg Bulqizës dhe 43 km në verilindje të Tiranës.

Tërmeti zgjati për pak sekonda, por ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së saj. Nga raportimet paraprake, mësohet se lëkundjet janë ndierë edhe në Maqedoni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme