Arbëri

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK) ka kërkuar nga menaxhmenti që të bëjë ngritjen e pagave për punonjësit e KEK-ut.

Në kërkesën drejtuar menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, SPEK ka kërkuar që ngritja e pagave për punonjësit KEK-ut të bëhet me fillim nga paga e muajit korrik në vlerën 100.00 euro neto në mënyre lineare.

Në kërkesë theksohet se ngritja e fundit e pagave për këtë kategori është bërë në vitin 2014, derisa ankohen se pagat e punonjësve të KEK-ut janë më të ulëta në krahasim me punonjësit e shërbimeve të tjera publike.

Kërkesa është proceduar nga kryetari i SPEK-ut, Izet Mustafa, në Bordin Drejtues te Menaxhmentit të KEK-ut, në të cilën kërkohet edhe përmirësimi i kushteve të punës, motivim për punë si dhe shtimin e përgjegjësisë së punës për punonjësit e kësaj korporate.