Arbëri

Aliu: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën VV-së

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes. Libunr Aliu pas takimit të mbrëmshëm pa rezultat ndërmjet VV-së e LDK-së, ka shkruar se populli do ndryshim.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar Aliu.

Një javë para skadimit t afatit kushtetues VV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur në një kompromis për bashkëqeverisje.

LDK-ja është barrikaduar në qëndrimin që t`i jepe posti i kryesuesit të Kuvendit, gjë e cila është refuzuar kategorikisht nga VV-ja, pasi që në këtë pozitë tashmë është zgjedhur Glauk Konjufca.