Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BB ka aprovuar Kornizën për Partneritet 2017-2021 me Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar Kornizën për Partneritet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021.

Ministria e Financave thotë se aprovimi i kësaj kornize është dëshmi e vazhdimit të mbështetjes së fuqishme të Bankës Botërore për Kosovën dhe institucionet e saja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Korniza për Partneritet ndërmjet të Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat janë të grupuara në tre fusha kryesore: përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit; forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal; si dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambienti. Gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore pritet që të investojë në Kosovë mbi 210 milion dollarë. Në dokument thuhet se në FY17 do të investohen 24 mil, në FY18, FY19, FY20 do të investohen nga 35-53 mil, kurse në FY21 rreth 40 mil, në projekte të shumta në sektorët me prioritet strategjikë për Kosovën siç janë: energjia, arsimi, shëndetësia, ujërat, mbrojtja e mjedisit, tregtia, politikat e punës, etj”, thotë kjo Ministri.

Po ashtu, MF thotë se IFC planifikon investimin e rreth 60 milionë dollarëve në Kosovë gjatë të njëjtës periudhë, kryesisht në sektorin privat.

“Investimet e Bankës Botërore në Kosovë do të ndihmojnë institucionet e Kosovës në rritjen e punësimit dhe të produktivitetit, uljen e mëtutjeshme të varfërisë, përmirësimin e sistemit të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e sektorit të energjisë”, potencon MF-ja.

Korniza për Partneritet ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore mbështet prioritet ekonomike dhe sociale të qeverisë së Kosovës të paraqitura në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës 2016-2021, si dhe Programin e Reformave Ekonomike.