Arbëri

Vranët, herë pas here shi, sot, në Shqipëri

Moti në Shqipëri sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në pjesën qendrore dhe veriore reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatar duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 7/12 re shi

Lezhë 8/13 re shi

Durrës 9/15 re shi

Tiranë 9/15 re diell shi

Berat 8/15 re diell shi

Vlorë 9/16 re diell shi

Korçë 5/10 re diell shi

Gjirokastër 6/14 re diell shi

Sarandë 10/16 re diell shi