Arbëri

Tërmkolli kritikon Komisionin për mbikëqyrje të AKI-së që heshti për zhvillimet aty

Nëse do të kalojë ose jo demarkacioni, ishte çështje diskutimi para se të niste mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Anëtarët e këtij komisioni u mblodhën pas një kohe, përderisa në institucionin që e mbikëqyrin kishte zhvillime të shumta, për çka Melihate Tërmkolli kritikoi kryetarin e komisionit, Haxhi Shala, raporton KTV.
 

Komisioni e vazhdoi punën me dyer të mbyllura, e megjithëse kishin vetëm një pikë të rendit të ditës, platformën vjetore të AKI-së, as për këtë pikë nuk diskutuan.

Zëvendëskryetari i komisionit, Rrustem Berisha, tha se presin që në fillim të muajit të ardhshëm të takojnë kryetarin e ri të AKI-së, Driton Gashi.
I pyetur lidhur me aktakuzën që e kishte deri para zgjedhjes në pozitën e drejtorit të AKI-së, Berisha tha të mos kenë informacione zyrtare, por se në takim kjo do të jetë një prej çështjeve.

Në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, pas dorëheqjes së Agron Selimajt, për drejtor u zgjodh Driton Gashi, ndërsa pak ditë para se të vinte në këtë pozitë, një aktakuzë e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj tij për keqpërdorim të detyrës ishte tërhequr.


Tërmkolli kritikon Komisionin për mbikëqyrje të... by kohanet