Arbëri

Kryeziu: Isa dëshiron ta shndërrojnë LDK-në në Organizatë Bazë të Punës

Descriptive Text

Ish nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin thotë se ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar, e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar.

Shkrimi i plotë i Kryeziut:

Isa, Lista

Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e rishikimit të demarkacionit, përkundër gatishmërisë së autoriteteve të Malit të Zi, është kyçe. Nuk i pëlqen shokut Isë një shoqëri pa konflikte. Mundësisht të ketë përplasje civile, sikur edhe pati për demarkacion.

T'i kthehemi tani opinionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës: kjo parti ka mbijetuar të gjitha sfidat më të ashpra falë raportit emocional të anëtarësisë me të. Partitë e reja nuk e kanë këtë cilësi, këto janë tejet pragmatike. Por a mund ta vlerësojë Isa këtë dashuri të anëtarësisë ndaj LDK-së? Në asnjë mënyrë! Ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Kjo organizatë ka Këshillin e Punëtorëve, anëtarët e të cilit zgjedhen për paaftësinë për t'u marrë vesh njëri me tjetrin: modeli titist i Kullës së Babilonit. Po të lehohej ndërkomunikimi, karakteret totalitarë nuk mund të udhëheqin.

Ja! Mbi këtë koncept Isa bën lista. Vetëm në këtë mënyrë mund të vallëzojë si vedetë në krye të Këshillit të Punëtorëve të Organizatës Bazë të Punës së Bashkuar "LDK".