Arbëri

Premtimet e papërmbushura, agjendë e sërishme e fushatës zgjedhore

Dështuan ta bënin FSK-në ushtri, por premtimi i njëjtë po e përcjell edhe këtë fushatë paraelektorale në zgjedhje të jashtëzakonshme të 11 qershorit, raporton KTV.

Kosovarët nuk i panë 200 mijë por as 120 mijë vende pune, e u tha se për 3 vjet si të punësuar formalë ishin vetëm 40 mijë qytetarë, po aq po premtohet edhe në këto kohë.

Udhëtimi pa viza në Evropë mbeti një ëndërr e parealizuar, pavarësisht se liderët politikë këtë premtim e bënin si punë të kryer që gjatë 2014-ës.

Lista e premtimeve të pakryera është tejet e gjatë dhe fushata veç sa ka nisur. Sidoqoftë, premtime të tjera dhe më futuriste, sipas analistëve, do të shfaqen pas fillimit të fushatës elektorale dhe sa më afër ditës së zgjedhjeve.