Arbëri

Sot në “Express Intervistë” e ftuar Flutura Kusari

Me juristen e medias Flutura Kusari, do të diskutohet sot në “Express Intervistën” në KTV rreth “Raportimit të mediave nga gjykatat”.

Kujtojmë se me vetë-iniciativë, Komisioni i Pavarur për Medie është futur në rishikim të dy dokumenteve me rëndësi: Rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe Kodin e Etikës.

KPM-ja synon t’ua ndalojë mediave raportimet nga gjykatat e për këtë, në publik pati reagime të shumta.

Juristja e Medias, Flutura Kusari, ndalimin për raportim nga Gjykata e konsideron të papranueshëm dhe janë në pritje të sqarimeve nga KPM-ja.

Intervistën me Kusarin mund ta ndiqni nga ora 17:15 në KTV dhe drejtpërdrejt në Facebook.

{gallery}