Arbëri

BIK dënon sulmin në Manchester

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një kumtese, ka dënuar sulmin në Manchester në të cilin u vranë 22 persona, transmeton Koha.net.

Në këtë kumtesë shkruan:

“Akti i sotëm në Manchester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit.

Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta - atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit.

Me këtë rast ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa, me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndiejmë dhimbjen dhe njëkohësisht shprehim mbështetjen tonë që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë”.