Arbëri

Meta: Vizioni i Rugovës mbetet shembull frymëzimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar e ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai përmes një postimi në Facebook nga ku edhe ka bërë të ditur se ishte për homazhe tek varri i Rugovës, ka vlerësuar veprën dhe kontributin e tij për paqe, liri e fqinjësi.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesës në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.
Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, ka shkruar ai.