Arbëri

Mustafa thotë se zgjidhjen për ngërçin e ka Vetëvendosja

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Pas takimeve të realizuara me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe ish- ambasadori Wiliam Walker, kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk ka dhënë shenja për takim me Vetëvendosjen.

“Zgjidhjen për situatën e bëjnë VV-ja, jo na”, ka thënë shkurt Mustafa. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe zëvendësi i tij Agim Veliu.

“Ne po presim një zgjidhje nga VV-ja. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk I shqyrtojmë. Kemi biseduar për parimet që duhet ti ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”, ka thënë Veliu. Kurse për takimin me ambasadorin Kosnett, ai ka thënë se është në vazhdën e takimeve të rregullta.