Arbëri

Mustafa: LDK-ja ka mbledhur ajkën intelektuale, nuk ofrojnë fjalë dhe premtime

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se partia e tij ka përmbyllur listën për deputetë, e cila pritet të bëhet publike nga KQZ-ja.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se në këtë listë janë përfshirë “ajka e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK-ja, AKR-ja, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi”.

“Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç'kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane. Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota”, ka shkruar Mustafa.


“Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve. Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së”.