Arbëri

Kërkohet korrigjimi i aktakuzës ndaj Qemajl Mustafës ose do të hidhet poshtë

Aktakuza kundër ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, si dhe 38 personave të tjerë, të cilët po përballen me drejtësinë për krim të organizuar mund të bjerë poshtë, në rast se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk e bën korrigjimin dhe plotësimin e saj.

Këto ditë, Gjykata Themelore e Pejës i është drejtuar me kërkesë të veçantë prokurorit të rastit, Agron Bajrami, që të merret seriozisht me përpilimin e saj. Në të kundërtën, siç ceket në dokumentin të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, Gjykata do ta hedhë poshtë aktakuzën në tërësi.

Në shtator të vitit të kaluar, prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Mustafës dhe të tjerëve për vepra penale, që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Pos tij, të akuzuar janë edhe tetë zyrtarë të tjerë të asaj komune, si dhe dhjetëra pronarë apo përfaqësues të disa operatorëve ekonomikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.