Arbëri

GLSP: Rasti “Pronto” ka shumë parregullsi

Në një konferencë për media përfaqësues të GLPS-së kanë thënë se aktakuza për këtë rast është e mangët dhe në të nuk janë përfshirë personat që dëgjohen në përgjime, siç është presidenti, Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Autori i analizës për këtë rast, Leutrim Himaj, ka thënë se sistemi i drejtësisë është përballur me shkelje të shumta duke filluar nga aktakuza e më tej, raporton KTV.

Sipas këtij grupi, Prokuroria Speciale asnjëherë nuk e ka përfshirë në aktakuzë edhe veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’.

Pas 12 seancave gjyqësore dhe pa asnjë dëshmitar të vetëm të propozuar nga prokurorja speciale, Drita Hajdari, Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli të pafajshëm 11 të akuzuarit në rastin “Pronto”, përfshirë zyrtarë të shtetit e të PDK-së.