Arbëri

Thaçi: Përgjegjësit e masakrës në Burgun e Dubravës duhet të dalin para drejtësisë

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës shënon sot 18-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Me këtë rast, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar këtë masakër për të cilën ka thënë se vrasësit duhet të dalin para drejtësisë.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sot është përvjetori i tetëmbëdhjetë i masakrës në Burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 300 të tjerë.

Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë.