Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës shënon sot 18-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.
Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar këtë masakër për të cilën ka thënë se vrasësit duhet të dalin para drejtësisë.
Shkrimi i plotë në Facebook:
Sot është përvjetori i tetëmbëdhjetë i masakrës në Burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 300 të tjerë.
Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë.