Arbëri

Sonte në “Puls” debatohet për dallaveret në prokurimin publik dhe tenderat multimilionësh

Sonte për “Puls” të KTV-së flasin Kryetari i Komisionit në Rregullatorin në Prokurimin Publik Safet Hoxha, eksperti i OSHP-së Basri Fazliu, Arton Demhasaj nga ÇOHU, Isuf Zejna nga Demokracia+, si dhe gazetarja Saranda Ramaj nga “Koha Ditore”.

Ku janë dallaveret më të mëdha në prokurimin publik?

Sa ka korrupsion në këtë fushë?

Kush bën presion mbi zyrtarët e OSHP-së për tendera?

Cilat dokumente i falsifikojnë kompanitë në dokumentet tenderuese?

A ka vendime të ndryshme për të njëjtën çështje nga OSHP-ja?

Pse vetëm një ekspert merr pjesë më së shumti në ekspertiza të OSHP-së?

A janë të lidhur bizneset me politikën dhe a shpallen kompanitë e fuqishme gjithmonë fitues?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në TV ARTA nga ora 21:40.