Arbëri

Ambasadori gjerman i dëshiron Kosovës qetësi për Vitin e Ri

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së ndërrimit të motmoteve.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ia dëshiron Kosovësnjë dozë të madhe të qetësisë që pa në parkun e bukur të Sans Soucit në Potsdam.

“Pas zhurmave të mëdha në këtë të natë, shëtitje për Vitin e Ri në Potsdam afër Berlinit: qielli i pastër, rreze dielli në parkun e bukur të Sans Soucit, me plotkuptimin e fjalës ‘pa brenga’. I dëshiroj Kosovës një dozë të madhe të kësaj në vitin 2020, dhe që kjo dekadë e re të jetë të njëzetat e arta për të gjithë miqtë atje”, shkruan diplomati gjerman.