Arbëri

Kosnetti takon drejtuesit e LDK-së

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, raporton Ksp.

Mësohet se temë e takimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.