Arbëri

Thaçi e fton Kurtin në takim për herë të tretë

Foto: Koha / ilustrim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Presidenti e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00.

Në letrën e tij të tretë, presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

Kjo është letra e tretë e presidentit Thaçi dërguar kryetarit të Vetëvendosjes:

Image