Arbëri

Veseli reprizon premtimin për pension minimal prej 200 eurosh

Descriptive Text

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, u ka premtuar sërish pensionistëve të Kosovës se shuma minimale e pensionit në Kosovë do të jetë 200 euro. Një premtim të tillë, pensionistëve ua kishte dhënë edhe më 19 tetor të vitit të kaluar kur në fakt kishte nisur turin e tij “të dëgjimeve”.

Kreu i PDK-së, gjatë vizitës që i ka bërë të dielën Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ndonëse i vetëm pa praninë e të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK- Nisma, Ramush Haradinaj, ka premtuar se do të bëhen ndryshime pozitive rreth pozitës së pensionistëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Rreth 200 euro apo 22% do të jetë pensioni minimal, njëjtë mendoj për mjekët që t’u rrisim pagat, sepse është obligim moral, e keni ndërtuar Kosovën, na keni bërë krenarë me këtë që e kemi sot dhe kemi obligim ndaj jush. Nuk mund të ecë Kosova përpara pa i respektuar të moshuarit dhe nuk ka shans ta ndërtojë të ardhmen e fëmijëve pa i respektuar të moshuarit. Nëse ka kategori që kemi hyrë në borxh në këtë shoqëri janë pikërisht pensionistët, sepse janë ballafaquar me sfida veçanërisht në vitet e para pas luftës”, tha Veseli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.