Arbëri

Sinjale se Thaçi mund të thërrasë Kurtin sot për mandatim

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund ta thërrasë sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Një burim i ka thënë portalit Koha.net se zyrtarisht lidhur me këtë takim mes Kurtit e Thaçit do të lajmërojnë pas pak.

“Ju lajmërojmë edhe pak, se paska zhvillime”, ka thënë ky burim, duke lënë të nënkuptohet se takimi mund të ndodhë sot.

Kujtojmë se dje Kuvendi i Kosovës është konstituar me ç’rast është zgjedhur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca gjithashtu edhe pesë nënkryetarë.