Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook që të drejtojë akuza kah PDK-ja.
Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit se e ka penguar dhe ka mashtruar me liberalizimin e vizave dhe me themelimin e Ushtrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Mustafës, Kosovës i nevojitet një qeveri evropiane, e cila i ka të hapura dyert në Evropë dhe SHBA.
“Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj. Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan”, ka shkruar lideri i LDK-së.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 11 qershor.