Arbëri

Kosova zotohet të përmirësojë mirëqenien sociale të komunitetit kroat

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrash, priti sot ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq, me të cilën diskutoi çështje me interes bilateral.

Sipas njoftimit për medie, temë e bisedimeve ishte edhe avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë. Në këtë drejtim Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti.

Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik.