Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi“ për vitet 2010- 2016 (2010=100 ).
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen, thuhet në njoftimin për medie të ASK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProdhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.
Në vitin 2016, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për -4.4%, krahasuar me vitin 2015, kurse indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale ka rënie për -1.1% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për -2.6% për këtë periudhë.
Në vitin 2016 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 11.1%, krahasuar me vitin 2010. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4.9% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2010. Ndërkaq, indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 7.6% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2010.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi, 2010 - 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-tekosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi
Si dhe qasje në të dhënat e detajuara përmes platformës ASKDATA http://askdata.rksgov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Agriculture/?rxid=ea2f2fc5-58f5-4f94-b4bf-0cce37853c8a