Arbëri

Nesër në Kosovë parashihet të jetë ditë me shi

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me shi.

Mot i vranët e me shi, u parashikua gjatë dy ditëve të vikendit në Kosovë.

“Të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, përfundon njoftimi.