Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Arritëm suksese e bëmë reforma pa kërcënime e shantazhe

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka numëruar një listë suksesesh e reformash, që ka arritur gjatë dy viteve e gjysmë, siç thekson ai, “Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë”, duke iu dhënë kështu përgjigje oponentëve politikë gjithnjë e më të zëshëm, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, transmeton Koha.net.

Më poshtë, postimi i kryeministrit në largim, Isa Mustafa:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore.

Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare.

Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike.

Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë.

Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë! – thuhet në postimin e kryeministrit në largim, Isa Mustafa.